Noizy dhe Redon Makashi në një koncert? Ja si përgjigjet ky i fundit

Këngëtari i njohur dhe autori i shumë këngëve, Redon Makashi, tregon mbi diferencat që ka mes muzikës së re dhe asaj të vjetër.

I ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ ai u shpreh mbi bashkëpunimet me këngëtarët e rinj.

I pyetur nëse do të ishte i mundur një koncert mes tij dhe këngëtarit Noizy, ai tregoi se një dyshe e tillë nuk mund të bashkëpunojë pasi publikut i të dyve nuk është i njëjtë.

Arjon Muça: Imagjino një koncert Noizy dhe Redon Makashi…

Redon Makashi: Nuk jam kundër bashkëpunimeve, por publiku i Noizy-t nuk ka lidhje me muzikën që bëjmë ne.