Noizy befasohet nga dhurata e veçantë nga fansi (FOTO)

Noizy gjatë ditës së sotme është takuar me një prej fansave më të flaktë të tij.

Noizy ka publikuar disa imazhe nga takimi me fansin e tij, i cili ishte shumë i lumtur që po rrinte me të.

Në një video, reperi ka treguar se çfarë dhurate i bëri ai, e që ishte një anije e vogël me mbishkrimin “OTR”.

Reperi u shpreh i lumtur pasi e pranoi këtë dhuratë, andaj ndau me ndjekësit pamje të saj në Instagram.

Për ndryshe, “Gango” është projekti i fundit nga Noizy në bashkëpunim me Snik.