Noiset torta – deserti më i brishtë: Kombinimi më i mirë i lajthive dhe ajkës së ëmbël!

Nëse prisni t’ju vijnë shumë mysafirë, bëni masë të dyfishtë

Përbërësit për kore:
– 8 të bardhë të vezëve;
– 6 lugë sheqer;
– 3 lugë kakao;
– 200 g lajthi.

Për fill:
– 1 litër e gjysmë qumësht;
– 8 të verdhë të vezëve;
– 3 lugë miell;
– 8 lugë sheqer;
– gjysmë litri ajkë të ëmbël;
– 1 qese xhelatinë;
– 2 qese sheqer vaniljeje.

Përgatitja:
Tundni të bardhët e vezëve derisa të bëhen si borë e fortë, shtoni sheqerin dhe tundni akoma, që sheqeri tërësisht të përzihet.
Shtoni kakaon dhe përzieni me garuzhdë dhe në fund përzieni lajthitë.

Në tepsi qitni letër për pjekje dhe futeni tretjen në furrë në 180 gradë celsius. Piqeni në tepsi të vogël që të mund të pritet, në mënyrë që të bëhen dy kore.

Qumështin qiteni të vlojë, ndërsa para kësaj ndani aq sa t’i tundni të verdhët e vezëve dhe miellin, sheqerin dhe sheqerin e vaniljes.

Kur të vlojë qumështi, në të zieni përbërësit e tundur. Kur të dendësohet lëreni që ftohet tërësisht. Xhelatinën tundeni me pak ujë dhe lëreni të qëndrojë, pastaj shtoni në fillin e ftohur.

Në fund përzieni edhe ajkën e ëmbël të tundur. Ndani fillin në dy pjesë, ashtu që për tjetrën të mbetet më shumë për dekorim sipër dhe anash.

Vërejtje: Torta është ideale për ëmbëlsirë familjare apo për festë të vogël, nëse prisni t’ju vijnë shumë njerëz, bëni sasi dyfish, sepse nuk do të bëhet shumë e madhe.