“No comment” – Reagimi i Florentina Gjergjaj pas dyshimit për manipulim votash në QNR

Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj, ka reaguar pas ka reaguar pas publikimit të skandalit të madh me manipulimin e votave.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjergjaj ka thënë shkurt se nuk ka koment për gjithë këtë skandal.

“No comment”, ka shkruar ajo në Facebook.

Gjergjaj po ashtu tashmë e ka akuzuar publikisht kryediplomaten për vjedhje votash dhe për këtë ajo ka dorëzuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar të premten, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka paralajmëruar padi në gjykatë për mediat që kanë publikuar shkrime për manipulim votash.

Ndërkohe reagimi i kandidates së AAK-së, Florentina Gjergjaj erdhi pas publikimit të hulumtimit nga Gazeta Insajderi ku shihet se ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj Stublla, si duket nuk mori mjaftueshëm vota për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Por ‘këtë problem’ e zgjidhi bashkëshorti i saj, Dardan Stublla, duke i blerë me 6 mijë euro katër komisionerë, të cilët i kanë dëmtuar dy kandidate tjera dhe kanë favorizuar Haradinaj Stubllën.