Nju Jorku shënon 24 orëshin e parë pa të vdekur nga COVID-19

U pa si epiqendra e Covid-19 në SHBA, por nga Nju Jorku vijnë lajme të mira.

“Për herë të parë në disa muaj, kemi kaluar 24 orë pa asnjë të vdekur nga koronavorusi”, tha të hënën, kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

Shkalla e testeve me rezultat pozitiv aktualisht në Nju Jork është 2 për qind.

Por kjo nuk do të thotë se beteja me virusin ka mbaruar.

De Blasio theksoi rritjen e numrit të infektimeve tek të rinjt nën të 30’at.

Ai tha se do të bëjnë më shumë teste dhe do të shpërndajnë maska në përpjekje për të fituar mbi Cpvod-19.

Rasti i parë i vdekjes në Nju Jork ishte konfirmuar më 11 mars. Nju Jorku ka konfirmuar 18:708 vdekje nga Covid-19.