Njohjen e parë pas gati pesë vitesh e solli dhe e pranoi Behgjet Pacolli, ish-President i Ksoovës, nga Kenia – por, Donika Gërvalla, e largoi nga çfarëdo roli e kontributi duke e personalizuar se këtë njohje e ka merito ajo vetë dhe Presidentja Vjosa Osmani.

Reagimi mohues i Gërvallës:

Mirëpresim vendimin e Republikës së Kenias për të njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, një lajm i rëndësishëm që thekson përparimin dhe forcimin e pozitës sonë në skenën ndërkombëtare dhe në kontinentin afrikan. 🇽🇰🤝🇰🇪

Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke.

Mezi presim ndërtimin e marrëdhënieve të mirëfillta diplomatike me Republikën e Kenias dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona në fusha të ndryshme.