Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar njohjen e Republikës së Kosovës nga Kenia.
Ai e ka kritikuar pushtetin aktual që për katër vite nuk ka arritur të sjell asnjë njohje për Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kelmendi ka shkruar se rastin e Kenisë tregon se problemi nuk qenkan mosnjohjet.
Sipas tij, problemi kryesor qenka njerëzit e pushtetit aktual që askush nuk dëshiron të ua jep njohjen.
“Problem nuk qenkan mosnjohjet, por personat që (nuk) po i kërkojnë ato! Njohja nga Kenia sot na shpërfaqi një të vërtetë të dhimbshme. Paskëshka disponim ende që shtetet ta njohin pavarësinë e Kosovës. I mjerueshëm po del të jetë fakti se ato ose nuk po dëshiruaka askush t’ua japë përfaqësuesve të pushtetit aktual. Ose edhe më keq, se përfaqësuesit e pushtetit aktual, si Kurti dhe Gërvalla Shfarc, nuk po ia kërkojnë asnjë shteti njohjen e Kosovës. Njohja e fundit për Kosovën ka ardhë në kohën kur qeverinë e udhëheqte Avdullah Hoti. Njohja e sotme erdhi iu dha ish-Presidentit Behgjet Pacolli. Që i bie, nëse Hoti, Pacolli dhe të tjerë para tyre do ta përfaqësonin Kosovën, do të vazhdonin njohjet dhe anëtarësimet!”, ka shkruar Kelmendi.







