Njofton Hoti, me masat e reja kështu do të punojnë autobusët, taksitë e kombibusët

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rikujtuar masat e reja që qeveria e tij ka miratuar gjatë ditës së djeshme shumica dërmuese e të cilave kanë hyrë në fuqi qysh mbrëmë.

Ai ka bërë të ditur se tani me këtë vendim , autobusë, kombit dhe taksitë do të punojnë me gjysmën e kapacitetit të tyre apo me 50 për qind.

Postimi i plotë i tij:

Masat e reja të Qeverisë për mbrojtje nga #COVID19

-Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare
-Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe të kafshëve
-Ndalohen të gjitha tubimet publike, ahengjet familjare private
-Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura
-Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale
-Autobusët, kombit, taksitë punojnë me 50% të kapaciteteve
-Reduktim stafi në institucione
-Çerdhet publike dhe private lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga Komunat
-Gastronomia nuk punon nga ora 22:30-05:00. Jashtë këtij intervali vetëm në hapësira të hapura me distancë 2 m mes tavolinave, si dhe shërbimi merre me vete
-Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm prej orës 05:00-10:00 dhe prej 18:00-21:00.
-Testi për Covid-19 (RT-PCR) me shtetet e rajonit vetëm sipas reciprocitetit