Njoftimi qesharak i komunës: Hajdeni veç për nevojë të madhe!

Një njoftim qesharak është duke qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale. Pas hyrjes në fuqi të masave të reja anti-Covid, shumë institucione në vend kanë reduktuar punën nëpër zyre për të ju përshtatur masave të reja kufizuese.

Përveç përmbajtjes qesharake, ky njoftim i shkruar nga zyrtarë komunal përmban edhe gabime të shumta drejtshkrimore.

Në njoftimin e një prej komunave të Kosovës thuhet: Për shkak virusit Covid-19, në komunë vini vetëm p0ër nevoj të madhe !!! Shërbimet tjera I kryeni mes Web-Faqës. Faleminderit për mirëkuptim.

Image