Telekomi i Kosovës, gjatë ditës së sotme ka njoftuar konsumatorët e Valës, se nga data 14 Shkurt të këtij viti, prefiksi +377 do të zëvendësohet me atë +383, me ç’rast thirrjet me prefiksin e vjetër nuk do të jenë më të mundura, përcjell Ballkani.info.

Deri më datën 14 Shkurt, qytetarët do të kenë mundësi të ndërrojnë mënyrën e formimit të numrit.

Njoftimi i plotë:

Njoftim me rëndësi lidhur me prefiksin +383! Të gjithë konsumatorët e Vala njoftohen se nga 14 Shkurt 2019, prefiksi +377 do të zëvendësohet me atë +383, me ç’rast thirrjet me prefiksin +377, nuk do të jenë më të mundura. Prandaj lusim të gjithë konsumatorët tanë, që të ndërrojnë mënyrën e formimit të numrit, gjatë komunikimit përmes operatorit VALA.