Njoftim i rëndësishëm nga aeroporti i Prishtinës, nga java tjetër do të realizohen këto fluturime

Pas përhapjes së pandemisë Covid-19, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka ndërprerë shumë fluturime.

Mirëpo nëpërmjet një postimi në Facebook, bëhet e ditur se do të realizohen disa fluturime javën që vie mirëpo vetëm në shkuarje.

Ky është njoftimi i plotë:

Të dashur udhëtarë,

Fluturimet e planifikuara për javën që vie janë si vijon:

1 Prill 2020/Dy fluturime

GM6143 Prishtinë – Malmo (ora 11:20) CHAIR
GM6043 Prishtinë – Zurich (ora 18:20) CHAIR

3 Prill 2020/Një fluturim
GM6143 Prishtinë – Malmo (ora 11:35) CHAIR

4 Prill 2020/Një fluturim
EW5703 Prishtinë – Dusseldorf (ora 15:00) EUROWINGS

Për ndonjë ndryshim eventual në nisjet e planifikuara, ju lutemi të jeni në kontakt me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre.

VEMENDJE:
Fluturimet do të operohen me udhëtarë vetëm në shkuarje.