Njihuni me Tina Hotin – çfarë po paralajmëron ajo?

Kohëve të fundit, shumë vajza shqiptare me fame, kanë filluar të shfrytëzojnë rrjetin e famshëm Instagram për të realizuar idetë e tyre të ndryshme kreative.

Tina Hoti është bukuroshja e radhës e cila siç duket do të na befasojë në këtë fushë, pasi për dallim nga vajzat tjera, duket se do të vijë më ndryshe me idetë e saj kreative, në këtë rast, ajo në profilin e saj e ka mbishkrimin “show”, çka do të thotë se shumë shpejt mund të shohim ndonjë show program nga ana e saj.

Nga ajo që shihet në prezantimin e faqes së saj, Tina Hoti jeton gjithkund, por nuk dihet adresa e saj e sakt, pasi vazhdimisht bën postime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropa, por jo rrallë herë shihet me postime edhe nga Kosova e Shqipëria.

Postimet e Tina Hotit në Instagramin e saj përbëjnë një profil të pasur me foto e video jokonvencionale dhe me origjinalitet në vete.

Faqja e saj në Instagram, edhe pse është hapur së voni, po merr pëlyeshmëri nga më shumë se 8 mijë ndjekës.

Mbetet të shihet nëse Tina Hoti do të vazhdojë ta pasurojë profilin e saj edhe me ndonjë befasi të re, siç shihet në emrin e profilit të saj, apo do të vazhdojë të na sjell fotografi e video nga lifestyle i saj.

Më poshtë mund të shijhni profilin e Tina Hotit në Instagram: