Njihuni me perëndeshat e thonjve të gjatë

Në Kishën Baptiste në Zion Hill Nju Xhersi, të gjithë janë ‘dikushi’.

Zonja e Parë Tammy Dunmore është gruaja e pastorit dhe është ‘dikush’ që godet me thonjtë e gjatë dhe magjepsës, sesa me thonjtë e shkurtër dhe kapelat e mëdha që zakonisht lidhen me gratë e pastorëve.

Çdo javë, Tammy viziton tekniken ose më saktë kuruesen e thonjve të gjatë, Maria Ortiz, e cila ofron një punë mahnitëse, të ndërlikuar dhe një vend ku mund të mblidhen të gjitha perëndeshat e thonjve të gjata.

Së bashku, ata po krijojnë një komunitet të bazuar në dashurinë e madhe për thonjtë e gjatë, të kuruar dhe shumë bukur të dekoruar dhe pse jo të gjitha së bashku mund të marrin pjesë në konkurse ku edhe fitohen çmime.

Tammy tregon se thonjtë e gjatë janë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës për të që në momentet e para kur filloi të merrej me to.

Ajo mund të bëjë gjithçka me thonjtë e saj të gjatë dhe nuk ka asnjë vështirësi në përditshmëri prej tyre madje arrin edhe të vendosë pa asnjë vështirësi edhe lentet e kontaktit. Të gjitha këto gra e quajnë veten një familje dhe madje mund edhe të ‘thonj-trokasin’ me to si edhe i dekorojnë me aksesorë nga më të ndryshmit, nga kopsat, fjongot, gurët etj.

loading…