Moti

Njihuni me parashikimin e motit për Shqipërinë

Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme karakterizojnë motin në të gjithë Shqipërinë.

Përjashtuar zonat veriore ku vranësirat do të jenë më të dendura duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin verior. Edhe pasditja do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta mbeten dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat e mëngjesit, duke shënuar minimumin 3°C, por mesdita do të ngjisë maksimumin në 23 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimore duke krijuar në det dallgëzim deri 2 ballë.