Njihuni me Miss-in shqiptar që punon në Abu Dhabi

Një kontratë e nënshkruar me “Fashion tv” i ka dhënë mundësinë ish-Missit dhe modeles Klaudia Kalia të vendoset në Abu Dhabi për të ushtruar profesionin e saj.

Një shans i bukur jete ky, për një vajzë vetëm 19 vjeçe nga Shqipëria, e cila pikën më të fortë ka vetëbesimin.

Pasi u vlerësua si më e bukura me bikini dhe u rendit në “Top 10” nga votat e publikut në “Miss Grand International” në Myanmar, Klaudia rrëfen për “Panorama Plus” karrierën e re ndërkombëtare, fitimet nga moda në Dubai, marrëdhëniet me djemtë e paratë dhe aftësinë për biznes.

Ajo shpjegon se po qëndron në Abu Dhabi duke u marrë me modelizën në kuadër të ‘FashionTv’ dhe ky nuk është vendi i vetëm ku do të zbarkojë bukuroshja, ndërsa zbulon se me anë të ofertave të ndryshjme për punë, sjo po fiton mjaft shumë me anë të këtij profesioni.

Klaudia madje cekë se ajo nuk ka nevojë që të takohet me sheikë dhe se në atë vend ka shkuar vetëm për të modeluar, gjë që po i ecën mjaft mirë.

loading…