Njihuni me gruan e emirit të Katarit, i ka 7 doktoratura

Eleganca, stili dhe sofistikimi kanë një emër tjetër, dhe kjo është Sheikha Moza bint Nasser.

Ajo është një nga tre gratë e emirit të Katarit dhe meriton në çdo minutën vëmendje e mediave botërore. Sigurisht, obligimi i saj më i rëndësishëm janë fëmijët e saj, ka pesë djem dhe dy vajza.

U bë gruaja e emirit të Katarit në vitin 1977, kur ajo ishte 18 vjeçe. Në atë kohë ajo ishte student në Universitetin e Katarit dhe titullin sociolog i diplomuar e mori nëntë vjet pasi u martua.

Moza, duke zbatuar në masë të madhe njohuritë në praktikë, është aktive në shumë organizata, si Organizata Demokratike Arabe, Organizata për Arsim, Shkencë dhe Zhvillim të Shoqërisë dhe programe të ndryshme për të ndihmuar fëmijët.

Puna e saj në “Fondacionin e Katarit”, e cila drejtohet nga bashkëshorti i saj, i cili ndërtoi “Qytetin e Arsimit”, është i rëndësishëm në Katar dhe i solli fakultetet amerikane.
Moza në Gaza ka filluar ndërtimin e një numri të institucioneve arsimore, dhe puna e saj ka bërë që kjo grua të posedojë shtatë doktorata nderi. Moza shpesh e ndjek burrin në udhëtimet e tij të zyrtare.


Publikun botëror e tërhoqi me stilin e përkryer, por edhe me qëndrimin, të cilin gjithmonë e shpreh qartë në fjalimet në institucionet kryesore politike dhe shoqërore.

Ajo thuhet se është dashuria më e madhe e Sheikut Hamad bin Khalifa Al-Thani, dhe djali i tyre Tamim, ndonëse nuk është fëmija i parë i sunduesit të Katarit, është emëruar princ i kurorës dhe ka titullin “Emir”.

Rreth stilit të zonjës së parë të Katarit foli gjithashtu edhe “Vogue”, i cili e vendosi atë në listën e pesë grave të veshura më së miri në botë. “Vanity Fair” e emërtoi zonja më mirë e veshur me gjak blu, dhe për Julien McDonald, ajo është Jackie Kennedy e dytë.
Moza është një nga zonjat e pakta, të cilat 365 ditë të vitit vishen me kreacione të modës së lartë. Chanel, Givanchy dhe Dior janë shtëpitë e saj të preferuara të modës.

Madhëria e saj blen pjesë që kushtojnë midis 20,000 dhe 30,000 dollarë, dhe veshje e dizajnuar posaçërisht për të arrin një çmim prej deri në 100,000 dollarë. Burimet e fshehura pretendojnë se shtëpia e saj është një thesar i vërtetë i modës.