Njihuni me fëmijën më mistrec në botë: Shkatërroi 12 televizorë dhe për pak i vuri flakën shtëpisë

Ky mund të jetë fëmija më mistrec dhe shkatërrimtar në Britani edhe pse është vetëm 3 vjeç. Mamaja e tij tregon se djali i saj, mund të quhet ndryshe si ” Wreck-it Ralph” (nga filmat e Disney-t) në jetën reale pasi ka shkaktuar dëme në vlerë prej 6,000 paund në shtëpinë e tyre. 

Shyama Underwood 35 vjeçe, nga Northampton, duhet ta ruajë në çdo moment djalin e saj të vogël, Jaxon-Carter, pasi ai filloi një rrugë luftarake shkatërrimi që nga momenti kur bëri 10 muajsh dhe filloi të ecte.

Në vetëm 18 muaj ai ka shkatërruar jo pak, por 12 televizorë duke ia hequr ndonjë pjesë ose duke i hedhur poshtë në dysheme. Ai i zbraz vazhdimisht dollapët e shtëpisë, lyen dhomat e shtëpisë me bojë apo me stilolapsa.

Image

Madje edhe ka tentuar që t’i vërë zjarrin shtëpisë duke futur në furrë një nga lodrat e tij, ka derdhur gjalpë të shkrirë apo shishe të tëra me qumësht në kuzhinë.

Image

“Dy herë ai ka përmbytur edhe banjën e shtëpisë duke lënë hapur rubinetin e ujit. Dhe nuk mbaron me kaq”, tregon e ëma.

“Një natë pasi isha shtrirë për fjetur dëgjoj një zhurmë nga dhoma e tij. Ai kishte ngjyrosur veten me bojëra ngjyrë blu dhe të njëjtën gjë kishte bërë edhe me muret e dhomës”. Shyama ka edhe tre djem të tjerë, Keaton, 16, Regan, 14 dhe Oakley, 7 vjeç dhe asnjëri prej tyre nuk ka qenë kaq mistrec në atë moshë.