Në fillim të javës së kaluar në Bashkësin Islame në Shtimë, Policia e Kosovës, Sektori për Krimet Ekonomike nga Ferizaj, kanë bastisur dhe konfiskuar gjëra brenda objektit.
Kjo gjë është konfirmuar edhe nga një zyrtar i Bashkësisë Islame në Shtime.
Ai për Ballkani.info ka thënë se ambientet e Bashësisë Islame janë bastisur dhe nuk ka dhënë detaje të tjera.
Nuk dihet ende se për çfarë arsye është bërë bastisja, por sipas burimeve të Ballkani.info, Policia e Kosovës, Sektori për Krime Ekonomike, do të kryej bastisje të tilla edhe në disa objekte të Bashkësisë Islame në qytete të ndryshme.








