Njësiti i antidrogës konfiskon rreth 32 kg drogë në Graçanicë
Antidroga e Policisë së Kosovës dje ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të madhe të substancës narkotike.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se rreth 32 kilogramë mariuhanë u kapen në Graçanicë pas ndalimit të një veture të dyshuar.
Në lidhje me rastin është arrestuar një 32-vjeç, i nacionalitetit shqiptar, i cili është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Droga është konfiskuar dhe e njëjta do të shërbej si provë materiale gjatë procesit gjyqësor.