Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) ka paralajmëruar protestë për të mërkurën e 1 nëntorit.

Protesta e NjSI-së vije si pakënaqësi e tyre me shtesat që i ka ndarë Qeveria e Kosovës për ta.

RTV Dukagjini nga burimet e saja ka siguruar edhe dokumentin i cili konfirmon lajmërimin për tubim publik të drejtuar Stacionit Policor “Qendra Prishtinë”.

Në lajmërim thuhet se vendi i protestës do të jetë Sheshi Skënderbe (para objektit të Qeverisë) në Prishtinë me fillim nga ora 12:00 deri në 12:30.