Njësia speciale e Shërbimit inteligjent ushtarak rus (GRU) prapa sulmeve terroriste ne Evropë

Pas lajmit që Çeki ka deportuar 18 agjent të GRU-së, që kishin pasaporta diplomatike dhe ishin pjesë e stafit diplomatik në Ambasadën ruse në Pragë, si dhe kërkesës për hetimi ndaj agjentëve të GRU-së, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, si të dyshuar për shpërthimin e depove të municionit në vitin 2014, në mediat botërore prapë  ka filluar të shkruhet për njësinë famoze të GRU-së, “Njësinë 29155”.

“Njësia 29155” e GRU-së kryerjen e aksioneve të fshehta jashtë Rusisë, aksione që janë në mes të spiunazhit dhe terrorizmit. Kur themi terrorizmit mendojmë në sulmet me qëllim likuidimin e personave me interes për GRU-në.

Agjentet e “Njësisë 29155” të GRU-së udhëtojnë me identitete të rrejshme dhe pasaportat e tyre ndërrohen çdo dy vite. Pasaportat e tyre kanë numra serik të rezervuar vetëm për agjentët e GRU-së.

Edhe pse agjentet e kësaj njësie shfrytëzojnë identitete të rrejshme, shërbimet inteligjente perëndimore kanë arritur që të identifikojnë disa nga agjentet e GRU-së të cilët ishin të implikuar në aksionet e GRU-së, si sulmi ndaj Emilian Gebrev në Bullgari , sulmi ndaj Sergei Skripal në Britaninë e Madhe, shpërthimi i depove të municionit në Çeki, tentimi për grushtet në Malin e Zi etj.

Sulmi ndaj Emilian Gebrev në Bullgari

dy sulmet ndaj biznesmenit bullgar Emilian Gebrev, që kishte ndodhur me 15 shkurt dhe 28 maj 2015, ishte përdorur helmi ushtarak Novichok. Organet e hetuesisë bullgare kishin zbuluar se të tre agjentët rusë që kishin tentuar ta likuidonin Gebrevin, kishin hyrë në Bullgari me identitete të rrejshme, Gerogy Gorshov (identiteti i vërtetë, Egor Gordienko) , Sergei Pavlov (identiteti i vërtetë, Sergei Lyutenko) dhe Sergei Fedotov (identiteti i vërtetë, Denis Sergeev).

Sulmi ndaj Sergei Skripal në Britaninë e Madhe

sulmin ndaj Sergei Skripal dhe vajzës se tij, Yulia Skripal, që kishte ndodhë me 4 mars 2018 në Londër, ishte përdorur helmi ushtarak Novichok. Në sulm ishin te implikuar agjentet e GRU-së, Alexander Mishkin (ka shfrytëzuar identitetin Alexander Petrov), Kolonel Anatoliy Chepiga (ka shfrytëzuar identitetin Ruslan Boshirov) dhe Denis Sergeev (ka shfrytëzuar identitetin Sergei Fedotov. Denis Sergeev është i implikuar edhe në sulmin ndaj biznesmenit bullgar Emilian Gebrev.

Sulmi ndaj depos së municioneve në Çeki

Organet çeke të hetuesisë, të hënën (19.04.2021) kanë futur në listën e të kërkuarve edhe dy oficerë të Shërbimit inteligjent ushtarak rusë-GRU, Alexander Mishkin (ka shfrytëzuar identitetin Alexander Petrov) dhe Kolonel Anatoliy Chepiga (ka shfrytëzuar identitetin Ruslan Boshirov) , të dy të dyshuar për shpërthimin e depove të municionit në vitin 2014. Petrov dhe Boshirov kishin hyrë në Çeki në vitin 2014, duke shfrytëzuar pasaporta false të Moldavisë dhe Tagjikistanit.

Mishkin dhe Chepiga janë duke u kërkuar edhe nga Britania e Madhe si pjesëmarrës në tentimin për likuidimin e Sergei Skripal.

Tentimi për grushtet në Malin e Zi

Organizatorë të tentimit për grushtet në Malin e Zi, në ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, ishin dy oficerë të Shërbimit inteligjent ushtarak rus (GRU), Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov.

Se agjentet e GRU-së shfrytëzojnë identitete të rrejshme e dëshmon edhe rasti i Eduar Shishmakov, i cili në Malin e Zi kishte shfrytëzuar identitet të rrejshëm, ndërsa në Serbi kishte shfrytëzuar identitetin e vërtetë Eduard Shirokov.

Eduard Shirokov, kishte shërbyer si atashe ushtarak në Ambasadën e Rusisë në Poloni. Shirikov në vitin 2014 ishte deportuar nga Polonia, pasi që kishte tentuar të rekrutonte një oficer të lartë të Ushtrisë Polake.

Gjykata e Lartë në Malin e Zi,  dy agjentet rusë i ka dënuar në mungesë, Eduard Shishmakovin me 15 vite, ndërsa Vladimir Popov me 12 vite.

Pas ndryshimeve politike në Malin e Zi, ku forcat pro serbe kishin marr drejtimin e qeverisë, nën presionin e politikës malazeze dhe  presionit nga vet Rusia, Gjykata e Apelit me 30 dhjetor 2020, e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj dy agjentëve të GRU-së. Mbetet të shihet se si do të zhvillohet rigjykimi ndaj agjentëve rusë të GRU-së edhe pse ka dëshmi për implikimin e tyre në organizimin e grusht shtetit.