Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në aksion, kontrolle të detajuara afër Katedrales (VIDEO)

Disa minuta më parë, në afërsi të Katedrales në Prishtinë, pjesëtarë të Policisë Speciale të Kosovës, kanë ndaluar një veturë për kontrollë.

Në videon e dërguar nga një lexues i Ballkani.info, shihet vetura e cila është ndaluar nga zyrtarët policorë në rrugë.

Vetura i është nënshtruar kontrollës ndërsa arsyeja e ndalesës nuk dihet ende.

Kujtojmë se Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se kanë nisur zbatimin e një plani operativ për ndalimin e transportit të paautorizuar, ndërsa deri më tani kanë konfiskuar dy automjete.
/Ballkani.info