Njësia Speciale e Policisë rrethon zyrat e Postës në Mitrovicë

Policë të shumtë të njësisë speciale kanë zbarkuar tek posta në Mitrovicë, por deri tani nuk dihet arsyeja.

Para pak minutash, policë të shumtë të njësisë speciale janë parë afër postës kryesore në Mitrovicë, ku disa prej tyre me armë të gjata janë futur brenda objektit, njofton ditori.

Ndërkohë pak minuta më vonë, një veturë e postës së bashku me njësitet elite të policisë janë nisur në drejtim të panjohur.

Dyshimet e para janë se po bartej material i rëndësishëm.