Njësia Speciale arreston kryetarin e Shtërpcës dhe disa pjesëtar të mafias nga Beogradi

Njësia Speciale e Kosovës ka arrestuar dje mbrëma kryetarin e Shtërpcës, Bratislav Nikoliq dhe disa persona të tjerë të rrezikshëm.

Arrestimi ka ndodhur në kafiterinë “City”, ku Nikoliq ndodhej me disa pjesëtarë të tjerë që ishin një mafia nga Beogradi i Serbisë.

Nikolic ishte së bashku me këtë mafie serbe nga Beogradi në lokalin “City”, ku edhe Njësia Speciale e Kosovës ka intervenuar duke i arrestuar të gjithë, mëson Gazeta Metro nga burimet e saj brenda MPB.

Policia e Kosovës e pyetur nga Metro nuk ka ka kthyer akoma përgjigje në lidhje me rastin.

Kujtojmë se Bratislav Nikolic njihet si person i rrezikshëm dhe ka nofkën “Braca”, ai në 2010 ishte përleshur me komisionerët gjatë zgjedhjeve, po ashtu ai është akuzuar për keqpërdorim detyre nga Gjykata Themelore e Ferizajt dhe keqpërdorim me fonde.