Njeriu më i gjatë në botë habit me paraqitjen e tij të fundit…

Turku, Sultan Kosen mbanë Rekordin e Ginisit për njeriun më të gjatë në botë. Së fundi ai ka befasuar të pranishmit në aeroportin e Los Angelos.

Turku i gjatë dy metra e gjysme ka shfrytëzuar patericën dhe ndihmohej nga një shoqërues teksa lëvizte në hapësirën e brendshme të aeroportit.

Nuk është bërë e ditur se pse 35 vjeçari shkoi në SHBA, pasi edhe vetë paraqitjet e tij në publik janë mjaft të rralla.

Gjatësia e tij është 251 centimetra edhe lëvizjet janë mjaft të vështira, por që nuk është publikuar ndonjë informacion për ndonjë sëmundje. Ndryshe Kosen ka tri pozita në Librin e Rekordeve të Ginisit, për një njeriun më të gjatë të gjallë, shuplakën dhe shputën më të gjatë deri më tani./Indeksonline/