jo fotografi e bërë në komunën paralele të Dragashit u bë shkak për shkarkimin e tij.

Megjithatë, Edison Beçiri, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti ka gjetur sërish punë.’

T7 përmes burimeve merr vesh se ai është rehatuar si zyrtar në Zyrën Lokale për Komunitete në komunën e Dragashit.

Kjo vërtetohet edhe përmes një fotografie të publikuar nga vet ky institucion me datën 28 shkurt në faqen zyrtare te Komunës.

Në një mbledhje të Komisionit për Politikë dhe Financa dhe atij për komunitete, Beçiri shihet i pranishëm në takim.

Nga Komuna e Dragashit, nuk kanë dashur ta komentojnë këtë fotografi, përkundër insistimit të televizionit.

Edhe Beçiri ka qenë i paqasshëm në telefonin e tij gjatë gjithë ditës.

Ish-këshilltari i Kurtit nuk është njeriun i vetëm i strukturave paralele që është punësuar në institucionet e Kosovës.

Ditë më pare, T7 raportoi se ish-kryetari i Komunës Paralele të Dragashit, Vezaip Omeroviq përzgjedhur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës si mbikëqyrës për regjistrimin e popullsisë.

Të njëjtën pozitë e ka marrë edhe Nazlam Limanqe, ish-drejtori i Financave në Komunën Paralele të Dragashit.

E po ashtu edhe bashkëvendasi i tyre nga Dragashi, Shejvat Ljajko, drejtori i shkollës fillore “Nebojsha Jerkoviq” në fshatin Lubovisht, që funksionon sipas plan-programit të Serbisë.