Njeriu i propagandës së Putinit po qëndron në Kosovë

Andrey Kondrashov, një ndër njerëzit kryesor të propagandës së presidentit rus, Vladimir Putin po qëndron në Kosovë. Kondrashov është zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i rrjetit televiziv shtetëror rus VGTRK.

Sipas burimeve të redaksisë, nuk dihet saktë arsyeja pse ai gjendet në Kosovë, por dyshimet janë se “ai nën petkun e gazetarit ka qëllime që të mbledh informacion të ndjeshëm, i cili mund të ta dëmtojë sigurinë e Republikës së Kosovës”

Deri vonë ai ka udhëhequr programin Vest Nedeli (Lajmet e Javës), ndërsa në janar të vitit 2018, ai është bërë zëdhënës i selisë së fushatës elektorale të presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai është autor i disa filmave dokumentar, përfshirë edhe filmin “Krimea, rruga për atdhe”, e cila përqendrohet në ngjarjet e vitit 2014, gjatë aneksimit të Krimesë. Ky film paraqet një intervistë të gjatë me presidentin rus, Putin.

Kondrashov ishte edhe në mesin e gazetarëve të dekoruar nga presidenti rus, Putin për mbulimin “objektiv” të ngjarjeve në Krime. /Ballkani.info/