Diplomati i vjetër Wolfgang Ischinger, i cili njihet si shumë i afërt me kancelaren Merkel dhe gëzon respekt të madh në Bundestagun gjerman dhe në botë, e ka komentuar takimin Thaçi – Putin, duke thënë se refuzimi i Rusisë në 2007 ka bërë që t’i humbim 11 vjet.

“Ky është një lajm i mirë. Fatkeqësisht, kur unë shkova në Moskë, në nëntor 2007, për t’i pyetur nëse mbështesin një kompromis në mes presidentit Thaçi dhe presidentit Tadiq, që ishin gati për marrëveshje me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, Rusia refuzoi. Ne i humbëm 11 vjet”, ka shkruar Ischiner. /Ballkani.info/







