Të dielën janë zgjedhur strukturat e reja të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Në këtë rast, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, është zgjedhur anëtar i kryesisë së LVV-së në Prishtinë.
Po ashtu, ai mori besimin që të jetë edhe delegat i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.
E në këtë rast, ai me anë të një postimi në Facebook ka falënderuar anëtarët për besimin që patën karshi tij.
“Ju falënderoj për besimin që ma dhatë dje për të qenë anëtar i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra në Prishtinë, dhe delegat i Këshillit të Përgjithshëm. Detyrat e reja do t’i ushtrojë me përgjegjësi të lartë, si mundësi për të shprehur falënderimin ndaj delegatëve për besimin e dhënë”, shkroi ai në Facebook.
Mes tjerash, dje nën drejtimin e kryetarit të qendrës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia, u zgjoidh nënkryetare e parë deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, kurse nënkryetar i dytë asamblisti Gëzim Sveçla.







