Njeriu i afërt me Shpend Ahmetin ironizon me Vetëvendosjen për ndërtimin e xhamisë
Anëtari i PSD-së, Rushit Rimanishta i afërt me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ironizuar me Lëvizjen e Vetëvendosjes, pasiqë asambleisti i VV-së në Prishtinë, Eman Rrahmani deklaroi se Dardan Sejdiu e ka penguar ndërtimin e xhamisë, raporton Ballkani.info
“Dardani Sejdiu, paska mbështetur projektin e Xhamisë së Madhe të Zaha Hadid duke kërkuar të mos ndërtohet projekti i tanishëm. Me këtë mbështetje ish nënkryetari ka vetëm një qëllim, pengimin e ndërtimit të kësaj xhamie që tashmë po fillon”. kishte deklaruar asambleisti i VV-së në Prishtinë, Eman Rrahmani.
Rushiti ka ironizuar me pretendimin e asambleistit, Rrahmani – duke ironizuar me mbi-shkrimin, “Vetëvendosje”.
Nuk dihet ku qëndroi ironia, vetëm që mund të mendohen postimet e mëparshme të Rushitit që akuzonte VV-në për inflltrim me grupe islamike në Kosovë.