Njëriu i afërt i Hashim Thaçit, pjesë e Kryesisë së re të PDK-së

Bekim Çollaku, ish-këshilltari shumë vjeçar i Hashim Thaçi, sa ky ishte kryeministër e president i Kosovës, tash edhe zyrtarisht është anëtar i Kryesisë së Re të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ish-ministri i Integrimeve, sot është zyrtarizuar si pjesë e kryesisë së dalur nga zgjedhjet e korrikut e ku kryetar u zgjodh Memli Krasniqi. Çollaku mbahet mend si njëri nga njerëzit më të afërt të ish-Presidentit Thaçi.

Çollaku ka shërbyer si këshilltar i Thaçit sa ky i fundit ishte kryeministër në dy mandate dhe së fundmi president i vendit.