Njëri nga personat më të rrezikshëm i cili i bëri 18 grabitje të armatosura arrestohet për grabitjen në Prizren

Janë arrestuar sot dy të dyshuarit që kryen një grabitje në një argjendari mbrëmjen e së hënës në Prizren.

Reporteri.net merr vesh se njëri nga të arrestuarit është, Leotrim Latifi i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura.

29 vjeçari, Leotrim Latfi konsiderohet një nga personat më të rrezikshëm në Kosovë, i cili qe një kohë të gjatë ishte në arrati.

Kujtojmë se dy persona, babë e bir, kanë mbetur të plagosur pasditen e së hënës në Prizren, si pasojë e të shtënave në argjendarinë e tyre, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të grabitur.