Veprimet e VV-së që po cenojnë fshehtësinë e votimit në diasporë nuk kanë të ndalur. Pavarësisht nisjes se hetimeve nga prokuroria për këtë çështje, njerëzit e partisë në pushtet kanë vazhduar organizimet për plotësimin e fletëvotimeve në ambiente të ndryshme në diasporë.
Ndonëse një gjë e tillë është në kundërshtim me rregullat ligjore në fuqi, dje është publikuar një video në rrjete sociale ku një qytetar nga diaspora shihet duke i plotësuar dhjetëra fletëvotime në shtëpinë e tij.
Derisa ai i plotësonte fletëvotimet, në sfond dëgjohej një fjalim i kryeministrit Albin Kurti i mbajt në këtë fushatë zgjedhore.
Po ashtu, gjatë ditës se djeshme, Yllka Kurteshi, familjare e Kurteshëve të VV-së, ka shpërndarë një postim, ku iu bëhet thirrje votuesve të regjistruar të takohen për plotësime të fletëvotimeve në një vend të caktuar.
“Të dashur bashkatdhetar, ata të cilët kanë nevojë për ndihmë rreth procesit për të votuar me postë, ju mirëpresim në këtë adresë: 📍 Chemin du Morglas 8, 1214 Vernier”, ka shkruar Kurteshi.








