”Njerëzit e shkurtër janë më të dhunshëm se njerëzit e gjatë”

Studimet e fundit në Qendrën për Kontroll të Sëmundjeve tregojnë se njerëzit e shkurtër janë më të zemëruar dhe më të dhunshëm se sa njerëzit e gjatë, transmeton Ballkani.info

Në Qendrën për Kontroll të Sëmundjeve në Atlanta, Gjeorgjia, janë marrë në pyetje 600 meshkuj të moshës 18-50 vjeç, në lidhje me sjelljen e tyre.

Shkencëtarët kanë zbuluar se meshkujt të cilët ndiheshin ”më pak meshkuj” për shkak të gjatësisë së tyre, janë shprehur më të dhunshëm, duke qenë të gatshëm të kryejnë vepra kriminale.

Ky stres i krijuar tek meshkujt më të shkurtër, quhet edhe ”Sindroma e meshkujve të shkurtër” dhe sipas një ekipi në Universitetin Oksford, kjo ndjenjë krijon tmerr tek këta meshkuj, duke arritur deri në paranojë, e njohur ndryshe edhe si ”Kompleksi Napoleon.” /Ballkani.info/