Milan Radoiçiq është vënë në kërkim nga Interpoli dhe po hetohet për sulmin terrorist në Banjska në shtator të vitit 2023, por ai vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi dhe njerëzit e afërt të tij tash po e ruajnë edhe shefin e shtetit serb nëpër tubime propaganduese.

Njerëzit e organizatorit të sulmit terrorist që la të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku janë parë ditën e shtunë ndërsa Vuçiq po përgatitej të mbante një tubim në mesin e protestave që kanë mbërthyer vendin për më shumë se gjashtë muaj pas shembjes së tendës hekurudhore në Novi Sad.

“Këta janë të ashtuquajturit “mjekrra”, njerëzit e Milan Radoiçiq. Dje ata ishin në Nish dhe po bënin sigurimin e Vuçiq. Nuk i beson më policisë dhe ushtrisë! Prandaj krijoi “Chatland” dhe prandaj drejton grupe informale e kriminale në të gjitha ato vende ku pritet të jenë të pranishëm mbi njëqind persona”, ka shkruar në një postim në platformën X, kryetari i Këshillit Euroatlantik të Serbisë Dragan Shormaz.

These are the so-called "beards", Milan Radojičić's (Banjska Kosovo) guys. Yesterday they were securing @avucic. He no longer trusts the police and the army!@EmmanuelMacron @bundeskanzler @Keir_Starmer @MinPres @SecRubio @SecGenNATO @kajakallas @MartaKosEU pic.twitter.com/MX1S20nPjO

— Dragan Šormaz (@dragansormaz) May 18, 2025

Ai krahas shkrimit ka postuar edhe një foto ku mund të shihen njerëzit e kriminelit Radoiçiq.