Këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Arbër Zaimi ka shkruar se Behgjet Pacolli po ateron në kryeqytetin e Shqipërisë.
Zaimi ka shkruar në Facebook se deputeti i AKR’së do të aterojë në Tiranë, raporton.
“Tiranë o qytet me fat, prite prite Behgjet Beun, po zbret me aeroplan privat
Të shpëtojë mëmëdheun”, ka shkruar ai. Mirëpo, pak minuta më pas, Zaimi e ka fshirë këtë postim, shkruan Ballkani.info.

Pacolli tashmë ka kaluar Zvicrën, mirëpo akoma nuk dihet se ku do të aterojë.
Lajmet e fundit flasin se ai e ka anuluar aterimin në Aeroportin “Adem Jashari”.







