Njerëzit duan ta vrasin për shkak të vetullave!

Modelja që u bë e famshme vetëm prej vetullës ka pranuar se merr shumë kërcënime për vdekje në rrjete sociale.

Sophia Hadijapanteli ka lindur në Qipro, por ka emigruar drejt Londrës dhe aktualisht jeton në Amerikë ku fiton të ardhura nga modelingu. E ftuar në “Good Morning Britain”, 21-vjeçarja tregoi se mundohet të mos lexojë komentet negative dhe ngushëllimin e gjen tek i dashuri.

“Marr shumë kërcënime për vdekje. Përpiqem të mos lexoj shumë prej tyre, njerëzit më thonë që më shkruajnë gjëra të tilla dhe në të vërtetë nuk kam durim që të lexoj komentet e shumë personave. Është pak turp kur do të lexosh komentet e mira dhe përfundon tek të këqijat”, tha Sophia.

Ndërsa kur u pyet se çfarë mendimi ka i dashuri i saj Zac Apostolou, një fotograf britanik, modelja u shpreh gjithë krenari: “Ai e dashuron atë”.