Një vorbullë uji ‘zbarkon’ në bregun e një plazhi plot me njerëz në Miami

Diçka e pazakontë u kap nga kamerat në plazhin Hollywood Beach të Miamit, SHBA.

Videoja e xhiruar nga një helikopter i mediumit amerikan CBS tregon momentin kur një vorbullë uji që vinte nga deti u përplas në një plazh plot me njerëz, transmeton Telegrafi.

VIDEO

Erërat e forta kanë bërë që një burrë të rrëzohej mbrapsht, por për fat të mirë nuk pësoi lëndime.

Vorbulla e ujit u shpërnda në momentin kur arriti në breg, dhe zbarkoi si një erë e furishme duke tundur palmat.

Megjithatë, nuk bëri dëme të mëdha përveç se shpërndau karriget dhe tavolinat e plazhit.