Një vit pasi i bie në liqen, i kthehet telefoni në gjendje të rregullt

Një burrë tajvanez, të cilit i kishte rënë telefoni i tipit iPhone në një liqen teksa bënte paddleboard, tha se telefoni iu rikuperua kur një thatësirë bëri që uji të tërhiqej një vit më vonë – dhe telefoni ende punon.

Pronari i telefonit, një burrë me mbiemrin Chen, postoi në Facebook se si i ra telefoni i tij iPhone 11 Pro Max në Liqenin e Diellit, teksa ishte duke hipur në paddleboard më 15 mars të 2020.

Ai shtoi se telefoni ishte në mbështjellësin e papërshkueshëm nga uji, të cilin e mbante në qafë, kur zinxhiri iu zgjidh dhe u zhyt në ujë.

Personi në fjalë u shpreh se u kontaktua fundjavën e kaluar nga vendasit, të cilët i thanë se telefoni u gjet kur thatësira bëri që ujërat e liqenit të tërhiqeshin më shumë se sa ndodhi në 50 vjetët e fundit.

Chen bëri të ditur se mbështjellësi i papërshkueshëm nga uji funksionoi si duhet dhe telefoni ende punon në mënyrë të përsosur.