Një vit pas shpërthimit në Bejrut, kështu duket porti sot FOTO/VIDEO

Një vit pas një shpërthimi në portin e Bejrutit, që vrau më shumë se 200 njerëz, plagosi mijëra dhe shkatërroi një pjesë të madhe të qytetit, shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje.

Deri tash asnjë person nuk ka dhënë dorëheqje, asnjë person nuk është dënuar, e as arrestuar.

I mbijetuari nga shpërthimi në portin e Bejrut thotë se plagët që i shkaktoi shpërthimi nuk mund t’i shërohen lehtë, të patohen jo ato të brendshmet.

“Unë ende nuk jam duke u shëruar. Kam shumë plagë që ende nuk janë shëruar. Brenda trupit tim kam keq. Ndoshta një ditë edhe mund të shërohem fizikisht, por psiqikisht nuk e di se kur do të shërohem”, ka thënë Shady Rizk.

Tutje, ai tha se nuk ndihet i sigurt dhe ka vendosur të largohet nga vendi i tij.

“Unë nuk ndihem i sigurt në vendin tim, kjo është arsyeja pse do të largohem. Unë dua të largohem dhe ky është vendimi më i vështirë që kam marrë në jetën time. Derisa afrohet 4 gushti, kam zemërim të brendshëm që është shumë shqetësues, sidomos nga fakti që nuk ende askush nuk është arrestuar. Askush nuk ka dhënë dorëheqje dhe askush s’është në burg”, ka thënë Rizk.

Një vit pas shpërthimit në portin e Bejrutit, shumë pak gjëra kanë ndryshuar. Ndërsa familjarët e viktimave ende vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.