Një vit nga vrasja e policit, Izet Demaj

Sot është bërë 1 vit nga vrasja në detyrë e policit kosovar, Izet Dema.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur në Istog. Polici Dema ishte në detyrë kur kishte tentuar ta pengonte një grabitje që po ndodhte në një bankë në qendër të Istogut.

Kamer Metaj ishte personi që kishte kryer grabitjen nën kërcënimin e armëve, duke tronditur shumë punëtorë e kalimtarë rasti.

Në përpjekjen për të penguar këtë akt kriminal, Izet Dema ishte qëlluar me armë zjarri nga Kamer Metaj, duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

Izet Dema ka lënë prapa bashkëshorten dhe dy vajza. Pikërisht ditën e djeshme, Policia e Kosovës e ka nderuar me medaljen “Mburojë e policisë” familjen e policit hero.