“Liri për ata që na sollën lirinë”, “Mos ma gjyko lirinë”, “Jo me dokumente të Serbisë”, “Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”, “Jo në emrin tim”, “Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi. Jo politikë”, “UÇK-ja bëri luftë çlirimtare”, “Padrejtësi Speciale”, ishin vetëm disa nga disa nga afishet që mbanin protestuesit jashtë mureve të Speciales në qytetin Shveningen në Hagë, shkruan Ballkani.info
Arsyeja e kësaj proteste ishte, ku 1 vit më parë nisi gjykimi ndaj ish-krerëve të UCK-së gjykatoren e Speciales në Hagë. Qëllimi i kësaj proteste ishte solidarizimi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin që po mbahen padrejtësisht prej më shumë se tre vitesh.

Me të marr lajmin e protestës së malle që u zhvillua në Laan Van Reagan En Gorbatsjov, në Den Hagën, pra në Holandë, qytetarë të shumtë kosovarë, kishin shkuar nga shtete të ndryshme të Evropës por edhe nga Kosova, për të shprehur mbështetje për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar kinse për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, dëshmi këto të fabrikuara nga Serbia.
Gjyqi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nisi në të njëjtën ditë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kjo protestë kishte filluar nga ora 10:00 deri në orën 13:00, dhe ishte organizuar nga Raif Istogu, Fehmi Gucati (vëllai i Hysni Gucatit), Tajar Rexhepi dhe Nasri Bajçina.


Një vit nga nisja e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë
Më 3 prill të vitit 2023 filloi edhe zyrtarisht pas gati 3 vitesh pritje, gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, deri më tash janë dëgjuar 54 dëshmitarë. Nga ta kishte shqiptarë, serbë e ekspertë ndërkombëtarë që në kohën e luftës kishin shërbyer në Kosovë.
Në mesin e emrave më të njohur që dëshmuan ishin Rrustem Mustafa, Gjergj Dedaj, Sadik Halitjaha, ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, hulumtuesi Fred Abrahams, e dëshmitarë të tjerë.
Gjatë një viti të gjykimit, krerët e UÇK-së vazhduan të qëndrojnë në paraburgim. Megjithatë, njëra prej arsyeve të paraburgimit u rrëzua. Ajo ishte rreziku i arratisjes, për të cilën gjyqtarët vlerësuan se nuk përbën më arsye për ta vazhduar paraburgimin.
Por arsyet e rrezikut të ikjes e ndikimit në dëshmitarë vazhdojnë të qëndrojnë, gjithnjë sipas Gjykatës Speciale.

Me këto arsye, Gjykata Speciale për një kohë ndaloi edhe vizitat në Qendrën e Paraburgimit. Kjo pasi vlerësuan se ka pasur tendenca që krerët e UÇK-së të zbulojnë informacione me vizitorë. Si rezultat, vendimi përfundimtar ishin disa masa strikte për vizitë në Qendrën e Paraburgimit.
Kritika më e madhe nga juristët e organizatat joqeveritare ka qenë mbajtja e pjesës më të madhe të seancave si private, kjo në mbrojtje të dëshmitarëve. Sipas të dhënave, më shumë se 60% e seancave janë zhvilluar të mbyllura./Ballkani.info










