Plani franko-gjerman

Një vit “jetë” për planin franko-gjerman, u pranua por nuk u zbatua

Plani franko-gjerman ekzistenca e të cilit u mohua për javë të tëra nga krerët e shtetit, u kthye në marrëveshje pa nënshkrim një vit më parë.

Pa nënshkrimin të cilin e refuzoi Serbia, diplomati spanjoll Josep Borrell, kishte deklaruar se “Palët shprehen gatishmërinë e tyre që të ecin drejt implementimit të marrëveshjes”.

Planit 11 pikësh të cilin BE por edhe SHBA e cilësojnë marrëveshje u publikua menjëherë në faqen zyrtare.

Marrëveshjes bazë iu shtua edhe aneksi i zbatimit i dakorduar më 18 mars në Ohër.

Pala serbe insiston se nuk e zbaton tërësisht marrëveshjen, ndërsa Kosova në nënshkrim, duke mbajtur pezullur edhe propozimi perëndimorë për formim të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

As tensionet nuk mungua, madje më 24 shtator në Zveçan u krye sulm terrorist ku u vra polici, Afrim Bunjaku. Shto këtu edhe dhunën ndaj para objketeve të komunave veriore, ku nuk u kursyen as ushtarët e KFOR-it, gazetarë e madje edhe civilë.

Në këtë periudhë sipas analistëve zvarritja erdhi për shkak të çasjes së palëve, por edhe për shkak të defekteve që përmbajnë marrëveshjet.

Visar Ymeri, Analist ka thënë se”Aneksi i Ohrit ka pasur ambicje shumë më të mëdha dhe pastaj ka përfunduar në njëfar teksti edhe më të përgjithësuar sesa që është marrëveshja, gjë që nuk kryen kurrfar pune. Sepse aneksi ka qenë dashur me i parapa saktë hapat se si do të zbatohen pikat e marrëveshjes, dhe pastaj organizimin e këtyre ose ekzekutimit të shpërblimeve për palët, ose sanksione për palët nëse nuk e zbatojnë e kështu me radhë.”

Se a do të ketë zbatim të shpejt të planit franko-gjerman, Ymeri thotë se varet nga vullneti i palëve.

Visar Ymeri, Analist ka thënë se “Kanë folur 27 vende anëtarë të Bashkimit Evropian nuk e ndërrojnë ato mendjen nesër, veç pse ne këtu nuk kemi dashur ose në Beograd nuk kanë dashur me e zbatu.”

Ymeri, është i mendimit që implementimi i marrëveshjeve dhe përfundimi i procesit të dialogut më shumë i intereson Kosovës sesa Serbisë gjë që e vendos Kosovën në pozitë jo të barabartë dhe krijon disavantazhe.

VIDEO BONUS: Hetimi për rezerva – Qalaj njofton se kanë nisur bashkëpunimin me Prokurorinë, kundërshtohet nga LVV