Një vit burg për tentim vrasjen në Deçan

Për përleshjen e cila kishte ndodhur mëngjesin e 24 prillit 2018 në Lebushë të Deçanit, e cila kishte rezultuar me plagosjen e I.K, Gjykata Themelore në Pejë e gjeti fajtor të akuzuarin U.L.

Me vendimin e kësaj gjykate U.L, u dënua me 12 muaj burgim.

Ai akuzohet se pasi ishte goditur me grusht nga i dëmtuari I.K, kishte shkuar tek vetura e tij me që rast e kishte marrë armën dhe përderisa i dëmtuari ishte duke i shkruar nga mbrapa me një ‘letfë’ në dorë, i akuzuari kishte shtënë në drejtim të tij.

Pas të shtënave U.L dhe I.K kishin vazhduar të përleshen dhe gjatë përleshjes i akuzuari e godet me armë dy herë në kofshë të dëmtuarin.