Balena

Një video e rrallë shfaq balenën vrasëse duke i mësuar foshnjës së saj të gjuajë

Një pamje interesante është kapur nga kompania e vëzhgimit të balenave në brigjet e San Diegos.

Një balenë që cilësohet si vrasëse, shihet duke i mësuar të vegjlit teknikën e gjuajtjes.

Grupi i balenave vrasëse u pa për herë të parë në veri, afër Long Beach, Kaliforni.

Vëzhguesi i balenave, Domenic Biagaini, përmes filmimeve ka treguar aftësinë e orkave në gjuetinë e delfinëve, dhe se si ato e përcjellin këtë aftësi edhe te të vegjlit e tyre.