Dua Lipa

Një video e Dua Lipës bëhet virale në rrjetet sociale, pasi askush nuk e njohu në Indi gjatë një shëtitjeje në qytet

Një video e Dua Lipas nga Rajasthani i Indisë është bërë virale në rrjetet sociale dhe e tregon atë duke shëtitur në mënyrë të qetë në një treg.

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, e njohur për hitet e saj që kanë pushtuar top-listat globale si “Levitating” dhe “New Rules” publikoi një set fotografish nga pushimet e saj në Rajasthan gjatë fundjavës.

Ndërkohë, një video nga Rajasthan me Dua Lipën është bërë virale në platformat e mediave sociale.

Klipi tregon këngëtaren duke shëtitur në mënyrë të qetë në një treg, duket se pa u vënë re nga publiku pavarësisht statusit të saj si yll global.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kishin shumë për të thënë pasi artistja fituese e çmimit “Grammy” shëtiste thuajse e panjohur në rrugët e ngarkuara të Rajasthanit.

“Një turiste normale e huaj për ta”, shkroi një përdorues në X. “Të huajt që shëtitin rreth e rrotull është shumë e zakonshme në Udaipur, kështu që asgjë e madhe dhe, natyrisht, vendasit nuk do të jenë në dijeni të Dua Lipës”, shkroi një tjetër komentues.

Disa njerëz madje shpërndanë meme në seksionin e komenteve të një postimi viral që përmbante videon në rrjetin social X (ish-Twitter).

Dua Lipa me familjen në Indi (Foto: X)

Fotografitë e pushimeve të Dua Lipas nga Rajasthan u paraqitën si një befasi për fansat e saj. Pas vizitës në Rajasthan, ajo gjithashtu eksploroi New Delhi, teksa vizitoi edhe Varrezat e Humayun dhe Bangla Sahib me familjen e saj.

Ndërkohë, udhëtimi i saj në Indi ka qenë gjithashtu i mbuluar me polemika pasi disa njerëz e kritikuan për postimin e fotografive të grave vendase rajasthaneze.

“Çfarë është kjo me gratë e bardha që vijnë në fshatrat indiane dhe bëjnë foto të vendasve sikur është një kopsht zoologjik?”, shkroi një përdorues në X duke kritikuar Dua Lipën.