Një veturë e KFOR-it aksidentohet në Klinë FOTO

Një aksident në trafik ka ndodhur para pak minutave në Klinë.

Në aksident shihet të jetë e përfshirë edhe një veturë e KFOR-it,

Aksidenti ka ndodhur pranë një pompe derivatesh afër magjistrales Prishtinë-Pejë.

Sipas informacioneve nga dëshmitarë të rastit aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave, njëra nga të cilat është veturë e KFOR-it.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipet e policisë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nëse ka të lënduar.