Një veturë ‘3Z’ shihet në Prekaz në ditën e zgjedhjeve

Një veturë zyrtare me targa “3Z” sot është parë në fshatin Prekaz të Skenderajt.

Sipas raportimeve në media, persona të panjohur po qëndrojnë në oborrin e shkollës në Prekaz të Epërm në Skenderaj.

Ende nuk dihet se kujt i takon kjo veturë zyrtare e cila është parë sot në Prekaz.