Një vdekje dhe mbi 800 raste të reja me COVID-19

Një person ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shënuar 852 raste të reja me koronavirus apo 38.70% të të testuarve dolën pozitivë me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 394 persona, ndërsa aktualisht në Kosovë janë 5.359 raste aktive.