Dhuna

Një vajzë me probleme mendore dyshohet se u dhunua në Pejë

Një vajzë dyshohet se u dhunua në Pejë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi.

“Pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimit mjekësor të viktimës, dyshohet se është dhunuar. Për këtë çështje janë autorizuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave të dyshuar, që e kanë kryer këtë vepër penale”, tha Nikçi.

23-vjeçarja raportohet se është me probleme mendore.

Ajo është nga Shqipëria, dhe ishte shpallur e zhdukur që disa ditë.

Rasti u zbulua pasi motra e saj erdhi para disa ditësh për ta kërkuar në Kosovë.